Pse serbët në veri paguajnë më pak për rrymën? Rizvanolli e gjuan ‘topin’ te ZRrE-ja

16 nëntor 2026 | 12:36

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë, është pyetur për çështjen e çmimit të rrymës që paguajnë qytetarët në veri të Kosovës, i cili është më i ulët sesa ai që paguan pjesa tjetër e vendit.

Ajo ka thënë se dallimet në tarifa dhe fatura duhet të shqyrtohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe se kjo çështje duhet të trajtohet “me seriozitet” nga ky institucion.

“Tarifat janë tarifa, faturat janë fatura. Këto shikohen, krahasohen dhe bëhet përllogaritja. Për ne si institucione është me rëndësi që tregu të ketë mbikëqyrje dhe monitorim. Për këtë, Zyra e Rregullatorit për Energji duhet ta monitorojë tregun, siç e ka në mandat, dhe duhet të shohë e të hetojë pse ekzistojnë këto dallime në çmime. Arsyeja pse është e çuditshme që të ketë dallim në çmim është se në pjesën tjetër të vendit, furnizuesi i shërbimit publik e blen shumicën dërrmuese të energjisë së KEK-ut me një çmim shumë nën treg, që është 30 euro për megavat-orë. Prandaj, kjo është arsyeja kryesore pse ne arrijmë t’i kemi tarifat më të lira në rajon, jo vetëm në Evropë. Fakti që ka një furnizues në Republikën e Kosovës që furnizon me tarifa më të ulëta, të bën të dyshosh nëse konkurrenca është fer. Kjo është një çështje që ZRRE-ja, jam e bindur se do ta trajtojë me seriozitet”, ka deklaruar Rizvanolli.

Për këtë çështje ka shkruar dje edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e cila ka thënë se qytetarët e Kosovës paguajnë deri në 22.4 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike sesa serbët në veri të vendit.

“Lëvizja Vetëvendosje me strukturën e vet instaluese në energji ka vendos që deri në 22.4% me pagu më shtrenjtë kosovarët rrymën sesa serbët në veriun e Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një spital në qytetin Krasnystaw, në Poloni, u ka bërë…