Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshohen edhe këngë nacionaliste serbe

16 nëntor 2026 | 13:19

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas interpretimit të melodisë së një kënge që ai e ka cilësuar si nacionaliste serbe, në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në një postim në “Facebook”, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur ngjarjen “më shumë se skandaloze”, duke thënë se kënga mohon shtetësinë e Kosovës dhe shpreh pretendime territoriale ndaj saj.

“Kosova e ka vendin në tryezën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Nacionalizmi serb nuk e ka vendin në skenën e tij”, ka shkruar Hoxhaj.

Në të njëjtin reagim, ai ka akuzuar komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, se po lobon për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, duke ushtruar presion kundër Ligjit për Gjykatën Speciale.

Hoxhaj e ka cilësuar të padrejtë verdiktin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe ka përsëritur mesazhin që, sipas tij, ua ka përcjellë edhe partnerëve evropianë.

“Nuk do të heshtim kur vihet në pikëpyetje liria dhe pavarësia e Kosovës. Këtë ua kam thënë partnerëve tanë evropianë atëherë dhe ua them edhe sot”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Hajdin Abazi Propaganda si egjra kundër së vërtetës së…