Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme
16 nëntor 2026
| 15:58
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka ngritur pikëpyetje nëse ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel.
Në një postim në platformën “X”, Kandiq ka thënë se interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ishte një ngjarje e turpshme.
“E turpshme! Kënga nacionaliste ‘Oj Kosovo, Kosovo’ në Forumin e BE-së për Zgjerimin. A reagoi ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia që ishin të pranishëm? A kërkoi dikush që të ndërpritej interpretimi i këngës?”, ka shkruar Kandiq.



