Përkujtohen 111 viktimat e masakrës së Bllacës, 82 vjet nga krimi partizano-çetnik

16 nëntor 2026 | 19:53

Han i Elezit – Sot, te vendi i quajtur Dheu i Bardhë, në Han të Elezit, u mbajt manifestim përkujtimor në nderim të 111 shqiptarëve të vrarë në masakrën partizano-çetnike të 16 nëntorit 1944, në fshatin Bllacë.

Në 82-vjetorin e kësaj masakre, të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin përfaqësues institucionalë dhe banorë të zonës, të cilët kujtuan me nderim viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Fjalën e rastit në këtë manifestim e mbajti kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ndërsa në emër të banorëve të fshatit Bllacë foli profesori Ragip Doçi.

Gjatë ceremonisë, në nderim të 111 martirëve u vendosën kurora me lule, duke përkujtuar sakrificën dhe tragjedinë që përjetoi popullsia shqiptare e këtij fshati.

Manifestimi shërbeu si homazh për viktimat dhe si thirrje për ruajtjen e kujtesës historike, në mënyrë që krimet dhe sakrificat e së kaluarës të mos harrohen nga brezat e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nju-Jork – Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill…