Prishtina rikthehet në ‘Fadil Vokrri’, këto janë ndeshjet e javës në Superligë

19 nëntor 2026 | 14:08

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë me dije orarin e ndeshjeve për xhiron e 14-të të Superligës, e cila do të zhvillohet gjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën.

Sfida hapëse e kësaj jave do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Drenicës, e planifikuar për të premten, me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje shënon edhe rikthimin e Prishtinës në stadiumin kryesor të kryeqytetit, ku do të luajë si vendase pas një periudhe më të gjatë.

Programi vazhdon të shtunën me dy takime që nisin në orën 13:00. Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi do të përballet me Vushtrrinë, ndërsa në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje do të zhvillohen të dielën. Ballkani do ta presë Gjilanin në Suharekë, në një përballje që nis në orën 13:00.

Skuadra suharekase do të paraqitet në këtë takim pa trajner, pas ndarjes së rrugëve me Sami Sermaxhajn.

Xhiroja e 14-të do të mbyllet me përballjen mes Dritës dhe Feronikelit 74, e cila do të zhvillohet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, nga ora 16:00, nën dritën e reflektorëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se vendimi lidhur…