Jashari i dorëzon presidentes Shiroka-Pula uniformën e FSK-së
24 nëntor 2026
| 13:47
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ia ka dorëzuar sot Presidentes së Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandantes Supreme të FSK-së, Justina Shiroka-Pula, uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Dorëzimi i uniformës është bërë në kuadër të vizitës së parë zyrtare të Presidentes Shiroka-Pula në FSK, në cilësinë e Komandantes Supreme.



