Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1 000 golave

25 nëntor 2026 | 13:04

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, gjithnjë e më shumë po i afrohet shifrës jubilare prej një mijë golash në karrierë. Ronaldo ka shënuar golin e 987-të në karrierë, ndërsa ekipi i tij, Al Nassr, ka triumfuar 2:1 ndaj Al Saddit në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Me golin e realizuar në këtë përballje, Ronaldos tani i duhen edhe vetëm 13 gola për të arritur shifrën prej një mijë golash të shënuar në karrierë. Portugezi ka realizuar në minutën e 13-të nga penalltia, duke e kaluar ekipin e tij në epërsi 1:0 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë.

41-vjeçari pritet të largohet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni, kur i skadon edhe kontrata me skuadrën saudite, ndërsa synimi i tij është që të pensionohet me një mijë gola të shënuar. Ai është transferuar te Al Nassr në fillim të vitit 2023, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Juventusi dhe Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Delegacioni i kryeqytetit të Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Florian…