Barcelona synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi i tij

25 nëntor 2026 | 13:17

Barcelona po e shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të talentuar holandez, Ruud Nijstad, i cili aktivizohet te Twente.

Sipas “Tuttomercatoweb”, katalunasit kanë interesim të madh për futbollistin 18-vjeçar, i cili tashmë është afirmuar në ekipin e parë të klubit holandez.

Nijstad këtë sezon ka regjistruar 20 paraqitje, duke luajtur si qendërmbrojtës, por edhe në pozitën e mbrojtësit të majtë.

Ai është gjithashtu pjesë e përfaqësueses U21 të Holandës. Megjithatë, Barcelona nuk është klubi i vetëm që e kërkon.

Chelsea, Manchester United dhe Manchester City po e monitorojnë gjithashtu talentin, ndërsa Twente kërkon të paktën 20 milionë euro për kartonin e tij.

Një transferim në janar nuk përjashtohet, por Twente dëshiron që lojtari të qëndrojë në huazim deri në përfundim të sezonit.

Barcelona e kishte kontaktuar edhe më herët klubin holandez, por marrëveshja nuk ishte arritur dhe Nijstad kishte vendosur ta vazhdonte karrierën në Enschede.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Projekte të papërfunduara, punimet për të cilat ende s’kanë nisur,…