Gordon thyen rekordin e Ronaldos dhe Benzemas, shkruan historinë në Champions
Anthony Gordon ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve pas një paraqitjeje fantastike në fitoren 4-1 të Barcelonës ndaj Sabahut në Azerbajxhan.
Sulmuesi anglez ka realizuar dy gola, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
Me këtë dygolësh, Gordon është bërë futbollisti i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon gjashtë gola si mysafir në një shtet të vetëm brenda një viti kalendarik.
Katër gola i kishte realizuar më parë me Newcastle Unitedin ndaj Qarabagut, ndërsa dy të tjerë i ka shtuar të mërkurën kundër Sabahut.
Kështu, 25-vjeçari ka kaluar Cristiano Ronaldon, i cili kishte shënuar pesë gola me Real Madridin në Turqi gjatë vitit 2013, si dhe Karim Benzeman, që kishte realizuar po aq gola në Angli në vitin 2022.
Rekordi i ri e vendos Gordonin përpara dy prej golashënuesve më të mëdhenj në historinë e kësaj gare.
Anglezi i ka regjistruar deri tani 13 gola dhe dy asistime në 23 paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Për më tepër, ai ka shënuar 13 gola në dy edicionet e fundit të garës, duke u renditur pas Kylian Mbappes (21) dhe Harry Kane (18).



