Bashkim Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku është pritur me nderime ushtarake nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.
Gjatë takimit mes dy gjeneralëve është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Me këtë rast, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave, Jashari është dekoruar me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”.
Bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë vazhdon të thellohet, me synim adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon dhe më gjerë.



