Përurohet obelisku kushtuar Jakup Krasniqit në vendlindjen e tij, në Negroc

26 nëntor 2026 | 13:10

Në hyrje të fshatit Negroc të Drenasit është përuruar të enjten obelisku kushtuar Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në kuadër të ceremonisë është zbuluar edhe mbishkrimi me tri shkronjat “UÇK”, të vendosura në pjesën e sipërme të obeliskut.

Në objektin përkujtimor janë vendosur edhe fotografi të Jakup Krasniqit dhe të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ndërsa në pjesën qendrore të tij shkruhet: “Mirë se vini në Negroc, fshatin e Jakup Krasniqit”.

Përurimi i obeliskut vjen si nderim për figurën e Krasniqit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Familjarët dhe bashkëpunëtorët e Jakup Krasniqit në përurimin e lapidarit të ish zërit të UÇK-së në Negroc

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, ka shpallur sot…