Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

26 nëntor 2026 | 15:32

Kryeministri Edi Rama e ka pritur sot (e enjte) në takim komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Së bashku me delegacionin e saj, Kos ka zhvilluar një takim me kryeministrin, ndërsa e pranishme ka qenë edhe ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.

Në momentin e takimit, kryeministri Rama dëgjohet duke e pyetur komisioneren Kos: “Shkoi mirë udhëtimi?”, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur: “Patjetër. Kënaqësi që shihemi përsëri”.

Komisionerja Kos do të marrë pjesë gjithashtu në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, si dhe nesër në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Auto Goma Liri” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së,…