Chelsea synon rikthimin e Rudigerit në janar

27 nëntor 2026 | 11:27

Chelsea po shqyrton mundësinë e rikthimit të mbrojtësit gjerman Antonio Rudiger gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi 33-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Real Madridit, po kalon një periudhë të vështirë në aspektin e minutave të lojës nën drejtimin e José Mourinhos, pasi ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të madrilenëve në La Liga.

Kontrata e Rudigerit me Real Madridin skadon në vitin 2027, ndërsa Chelsea po e sheh si një mundësi për të përforcuar repartin defensivë.

Përveç gjermanit, në listën e objektivave të mundshëm të londinezëve për janar janë edhe mbrojtësi i Comos, Jacobo Ramon, si dhe Alex Scott.

Rudiger ka qenë pjesë e Chelseat nga viti 2017 deri më 2022, përpara se të transferohej te Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka prezantuar para qytetarëve…