Dita e Forcës, FSK-ja prezanton armatimin në Kazermën ‘Adem Jashari’
27 nëntor 2026
| 11:25
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka prezantuar para qytetarëve armatimin, pajisjet dhe kapacitetet që posedon, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Forcës.
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, qytetarët dhe një numër i madh nxënësish kanë pasur mundësi të shohin nga afër pajisjet dhe mjetet ushtarake të FSK-së, si dhe të njihen me punën dhe aktivitetet e pjesëtarëve të saj.
Aktiviteti “Dita e Hapur” po mbahet në të gjitha kazermat e FSK-së në vend: në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.
Ceremonia zyrtare qendrore e shënimit të Ditës së Forcës pritet të mbahet në orën 11:00, në Kazermën “Adem Jashari”, në prani të udhëheqësve të lartë shtetërorë dhe mysafirëve të ftuar.



