Rama: Nju-Jorku bën histori, 28 Nëntori festë zyrtare

27 nëntor 2026 | 11:23

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se Nju-Jorku do ta njohë festën e 28 Nëntorit si festë zyrtare.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se rezoluta për këtë është miratuar më 19 nëntor.

“Nga Prishtina, e përshëndes këtë vendim dhe u shpreh mirënjohjen time shqiptarëve të Nju-Jorkut. Me punën dhe përkushtimin tuaj, keni fituar respektin e qytetit dhe i keni dhënë brezit të ri një arsye më shumë për t’u krenuar me rrënjët e veta”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

NJU-JORKU BËN HISTORI: 28 NËNTORI FESTË ZYRTARE!

Jam shumë i lumtur që më 19 nëntor të këtij viti, Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut miratoi rezolutën që njeh 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, për ta shënuar çdo vit.

Për breza të tërë, familjet shqiptare në Nju-Jork e kanë festuar këtë ditë në shtëpitë e tyre, në lagjet e tyre dhe me fëmijët e tyre. Ua kanë mësuar shqipen fëmijëve, ua kanë treguar historinë e flamurit dhe e kanë mbajtur të gjallë lidhjen me vendlindjen. Sot, dita që këto familje e kanë ruajtur brez pas brezi merr njohjen e qytetit që e bënë shtëpi.

Nga Prishtina, e përshëndes këtë vendim dhe u shpreh mirënjohjen time shqiptarëve të Nju-Jorkut. Me punën dhe përkushtimin tuaj, keni fituar respektin e qytetit dhe i keni dhënë brezit të ri një arsye më shumë për t’u krenuar me rrënjët e veta.

Faleminderit, Nju-Jork! Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë, kudo që jeni!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë, ku…