Kurti mbërrin në Tiranë, Rama e pret në Samitin e Ballkanit Perëndimor

27 nëntor 2026 | 11:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor, që i kushtohet Planit të Rritjes për rajonin.

Në hyrje të samitit, Kurti është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë se në Tiranë ka nisur Samiti BE–Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, me pjesëmarrjen e komisioneres evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në hapje të takimit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë një moment vendimtar për rajonin dhe Evropën, duke theksuar se qytetarët e Ballkanit Perëndimor duhet të përfitojnë që tani nga integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që…