Aro Muriç i pathyeshëm ndaj Napolit, vlerësohet me notën 10
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, është kthyer në formën më të mirë te Sassuolo, duke shkëlqyer në barazimin pa gola ndaj Napolit.
“Gardiani” dardan ishte arsyeja pse Napoli nuk arriti t’i merrte pikët e plota, pasi ishte thjesht i pandalshëm përballë skuadrës së ish-kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.
Muric bëri plot shtatë pritje në sfidën me Napolin, pesë prej tyre ndaj goditjeve brenda zonës, si dhe arriti të rikuperonte topin plot 16 herë.
Falë kësaj paraqitjeje madhështore, “Sofascore” e vlerësoi me notën më të lartë të mundshme, 10.0, duke e shpallur edhe “Lojtarin e ndeshjes”. Ndërkohë, Rrahmani u vlerësua me notën 7.4.
Kësisoj, Muric rikthehet në formë në kohën më të mirë, pasi ishte kritikuar vazhdimisht për paraqitjet e fundit me klubin italian. Faktikisht, edhe trajneri i kishte bërë thirrje publike për “këndellje”.
Kishte zëra se Sassuolo po konsideronte shitjen e tij, por nëse vazhdon me paraqitje të tilla, atëherë një situatë e tillë mund të mos ndodhë.



