Gjykatës së Gjilanit i shtohen edhe pesë gjyqtarë

24 janar 2019 | 15:49

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka pritur në një takim pesë gjyqtarët e rinj, të dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Me këtë rast, ai u ka uruar fillimin e mbarë të punës në misionin që kanë marrë, njëherit ka ofruar mbështetjen atyre si në aspektin teknik, ashtu edhe profesional. “Ju jeni e ardhmja e sistemit gjyqësorë të vendit, me fillimin e punës tuaj, numri i lëndëve do të vazhdon të bjerë dhe sukseset nuk do të mungojnë për gjykatë tonë. Ju inkurajoj që të angazhoheni për një sistem të drejtësisë sa më efikas dhe profesional”, ka thënë Azizi.

Gjyqtarët e rinj pritet që së shpejti të fillojnë trajnimin njëvjeçar në Akademinë e Drejtësisë dhe pas përfundimit të trajnimit, do të ngarkohen me lëndë dhe do të gjykojnë.

Gjyqtarët e dekretuar janë Arben Xheladini, Kaltrina Haliti, Liridona Haziri, Blerina Jakupi dhe Artan Abazi.

Aktualisht kjo gjykatë numëron 42 gjyqtarë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe…