Bayerni deklason Dusseldorfin
14 prill 2019
| 17:31
Bayern Munchen e mposhti me rezultat bindës Fortuna Dusseldorfin (1-4), dhe në këtë mënyrë ruan hapin me Borussia Dortmundin në garë për titullin e kampiones në Bundesliga.
Kingsley Coman realizoi dy gola për Bayernin në pjesën e parë, kurse golin e tretë e realizoi Serge Gnabry. Më pas shënuan vendasit nga penalltia nëpërmjet Dodi Lukebakios. Në minutën e fundit, Leon Goretzka realizoi për rezultatin final 1-4.
/Epoka e re/