Golden State hakmerret ndaj Clippersave, fitore të lehta për Spurs dhe Philadelphian

19 prill 2019 | 12:31

Golden State merr sërish epërsinë në çerekfinalet e “play-off-it të Konferencës së Perëndimit në përballjen ndaj Clippersave, duke fituar 132-105 në ndeshjen e tretë. Sfida e luajtur në Los Anxhelos u dominua nga skuadra kampione e NBA-së, që u hakmor për humbjen e tri ditëve më parë. Durant me 38 pikë ishte në një mbrëmje magjike, mbështetur edhe nga Curry me 21 pikë. Për Clippers u dallua Zubaq me 18 pikë e 15 rebound, por që mbetën për statistikë. Warriors udhëheqin 2-1 me ndeshje.

Po 2-1 me ndeshje udhëheq edhe skuadra e San Antonio, që përfitoi nga faktori fushë për të mundur 118-108 Denverin, në çerekfinalen e tretë mes tyre në Perëndim. Sfidë e komanduar në shumicën e kohës nga Spurs, që vetëm në periodën e dytë patën probleme. Në periodën e katërt, skuadra teksane u shkëput dhe dominoi lojën falë White, që realizoi 36 pikë, ndërsa DeRozan e mbylli me 25 pikë, raporton “telesport”.

Në Lindje, ekipi i Philadelphias triumfoi 131-115 ndaj Brooklyn në përballjen e tretë mes tyre, duke udhëhequr 2-1 me ndeshje. Skuadra mike pati një avantazh prej 10 pikësh gjatë gjithë kohës, duke e ruajtur atë deri në fund. Simmons me 31 pikë e Harris me 29 pikë e 16 rebdound ishin më të mirët në fushë për Philadelphian. Në kahun tjetër, Russell dhe LaVert realizuan nga 26 pikë secili, por që s’mjaftuan.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”

1-8 Milwaukee – Detroit                             (2-0)
4-5 Boston – Indiana                         (2-0)
3-6 Philadelphia – Brooklyn  131-115 (2-1)
2-7 Toronto – Orlando                      (1-1)

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”

1-8 Golden State – Clippers     132-105 (2-1)
4-5 Houston – Utah Jazz                                 (2-0)
3-6 Portland – Oklahoma                                (2-0)
2-7 Denver – San Antonio       108-118 (1-2)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i ri i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës…