Kante mund të mungojë në ndeshjen kundër Man Unitedit

26 prill 2019 | 18:19

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, shpreson ta ketë Antonio Rudigerin gati për ndeshjen e së dielës kundër Manchester Unitedit, mirëpo nuk është i sigurt për N’Golo Kanten.

Qendërmbrojtësi Antonio Rudiger ka qenë jashtë fushës së blertë që kur pësoi lëndim në gju në disfatën 2:0 kundër Liverpoolit, më 14 prill.

Ndërsa, Kante u detyrua ta lë ndeshjen e së hënës, që përfundoi 2:2 kundër Burnleyt, në gjysmë pas i pësoi një lëndim në shpinë.

Sarri mendon se Rudigeri do të jetë gati për ndeshjen kundër Manchester Unitedit, mirëpo nuk është i sigurt për Kanten.

“Rudigeri është në rregull për momentin. Jemi duke tentuar ta rikuperojmë Kanten, por nuk jam i sigurt për momentin”, ka thënë Sarri në konferencën për shtyp para ndeshjes të kësaj fundjave.

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Chelseat, e cila do të zhvillohet këtë të diel në “Old Trafford” është shumë e rëndësishme pasi që të dy klubet janë duke luftuar për një vend në top katërshe. Për momentin, Chelsea është tri pikë para “Djajve të kuq”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes…