Palmeri: ShBA-të do të jenë në anën tuaj

12 qershor 2019 | 13:05

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit të Amerikës, Matthiew Palmer, në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s, çlirimit të Kosovës, ka thënë se intervenimi i NATO-s ka qenë mundësia e fundit për ta gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit.

Ai ka thënë se në këtë përvjetor solemn kujtojnë shumë ushtarë.” Qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar se mund të jenë partner i komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Palmer.

Palmer në fjalimin e tij ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, arritjen e një marrëveshje në mes të këtyre dy vendeve.

“Tash nuk jemi të kthehet pas ora, sa i përket pavarësisë së Kosovës. Kosova është e pjekur mjaftueshëm tani për të shërbyer në demokraci. Në 20-vjetorin e fundit të luftës, tani ju sfidojë sot që të parashihni një të ardhme më të ndritur. ShBA-të do të jenë në anën tuaj, por ditët sot kanë kaluar kur ShBA dhe BE do të futen nën krahun tuaj dhe të marrin vendime dhe mos tua lënë këtë gjë qytetarëve dhe liderëve të Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë bashkë në emër të të gjitha viktimave dhe të gjejnë të zhdukurit. “Nga ata duhet të përjashtohen retorikat nacionaliste”, ka thënë ai.

“ShBA-të qëndrojnë pranë Kosovës për të inkurajuar përparimin, por Kosova duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për një marrëveshje me Serbinë me njohje të dyanshme dhe kjo do të ndalonte të gjitha kontestimet ku do të largoheshin të gjitha barrierat”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për…