Agim Veliu rizgjedhet kryetari degës së i LDK-së në Podujevë
Agim Veliu është rizgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë.
Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë gjithë procesit zgjedhor ka pasur interesim shumë të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë për përfshirje në proceset dhe aktivitetet e LDK-së.
“Veçanërisht ky proces u karakterizua me përfshierje të shumë të të rinjve”, është bërë me dije në njoftimin e kësaj partie.
Kryetari i Degës së Podujevës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu ka shprehur mirënjohje të madhe ndaj të gjithë aktivistëve që siguruan gjithëpërfshirje dhe mbarëvajtje në këtë proces.
“Dega në Podujevë mbetet bastion i LDK-së dhe ky proces demokratik rikonfirmon fuqinë e LDK-së për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme që do ta nxjerrin LDK-në partinë më të madhe në vend”, është theksuar në njoftimin e LDK-së.



