Barça refuzon ofertën e Interit për Vidalin

23 gusht 2019 | 16:04

Barcelona ka refuzuar një ofertën e Interit për Arturo Vidalin, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Klubi nga Milano ofroi mundësinë e huazimit të mesfushorit kilian, por Barcelona ishte e gatshme të konsideronte vetëm shitjen e tij.

Vidali bëri 33 paraqitje në La Ligë për Barcelonën në edicionin e kaluar duke i ndihmuar skuadrës së trajnerit Ernesto Valverde ta mbrojë titullin e kampionit në Spanjë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana…