Uji nga ‘Hidromorava’ në Kamenicë mund të përdorët vetëm për sanitari

28 gusht 2019 | 13:16

Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se kompania regjionale e ujësjellësit “Hidromorava” ka kryer dezinfektimin e rezervuarit dhe gjitha gypave të ujësjellësit në këtë komunë.

Me këtë rast, kjo komunë ka theksuar se uji nga ky ujësjellës mund të përdorët vetëm për sanitari.

“Ju njoftojmë se pas marrjes së mostrave të para, uji mund të përdoret vetëm për sanitari dhe nevoja të tjera, por assesi për pije. Tani jemi në fazën e pritjes së rezultateve përfundimtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për të parë nëse mundet të shfrytëzohet edhe për pije. Lusim qytetarët që deri në njoftimin e radhës ta evitojnë ujin për pije!”, është thënë në njoftimin e komunës së Kamenicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Nju Jork janë luajtur sot ndeshjet e radhës së…