Fenerbahçe nuk e shet Muriqin në janar

18 nëntor 2019 | 22:10

Fenerbahçe ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Vedat Muriqi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas medieve turke, Fenerbahçe dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin deri verën e ardhshme pasi beson se deri atëherë vlera e tij do të rritet dhe lojtari mund të shitet deri në 20 milionë euro.

Muriqi është duke vuajtur nga një lëndim në këmbë gjë që ka bërë të mos luajë në dy ndeshjet e fundit për Kosovën. Disa prej klubeve të mëdha evropiane si Napoli, Manchester Unitedi dhe Tottenham kanë shfaqur interesim për sulmuesin nga Kosova.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viktimat e masakrës së Vukovarit të vitit 1991 u përkujtuan…