Ilazi: Përkushtimi institucional për punë do të vazhdojë edhe në këtë vit

06 janar 2020 | 15:46

Puna dhe përkushtimi institucional në krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Kaçanikut do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2020.

Kështu ka thënë të hënën në takimin e parë për këtë vit të ekzekutivit të Komunës së Kaçanikut, i cili është udhëhequr nga kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber Bajra.

“Në këtë takim u shpalosën planet e punës për vitin që sapo kemi filluar. Sipas ekzekutivit komunal edhe viti 2020 do të jetë i mbushur me aktivitete komunale me dhjetëra projekte kapitale që për qëllim kryesor kanë mirëqenien qytetare. Kryetari Ilazi shprehu angazhimin e tij dhe të stafit, për përkushtimin e madh në implementim të projekteve komunale të planifikuara për realizim për vitin 2020, ku janë të përfshira të gjitha komunitetet, pa dallime. Kryetari Ilazi falënderoi të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët komunal gjatë vitit 2019, ndërsa uroi për bashkëpunime të mira e të mbara edhe në vitin 2020”, ka njoftuar Komuna e Kaçanikut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vit të suksesshëm e ka paraqitur vitin që e lamë…