Veseli: Vrasja e Qerim Kelmendit na tronditi të gjithëve, ftoj organet ta ndriçojnë rastin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Veseli ka thënë se kjo vrasje na ka tronditur të gjithëve.
Ai ka kërkuar nga organet përgjegjëse ta ndriçojnë rastin dhe kryesit të marrin dënimin e merituar.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se rastet e tilla janë shumë të rënda, dëmtojnë Kosovën dhe rrugën tonë të ndërtuar me mundin e gjeneratave të tëra të atdhetarëve dhe kontribuuesve për shtet.
Postimi i plotë i Veselit:
Vrasja e Qerim Kelmendit, na tronditi sot të gjithëve.
Rastet e tilla janë shumë të rënda, dëmtojnë Kosovën dhe rrugën tonë të ndërtuar me mundin e gjeneratave të tëra të atdhetarëve dhe kontribuuesve për shtet.
Ftoj organet përgjegjëse të bëjnë zbardhjen e rastit sa më parë dhe kryesit e kësaj vepre makabre të marrin dënimin e merituar.
Familjes Kelmendi, miqve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.