Kualifikohet Unitedi, ja të gjitha rezultatet në Ligën e Evropës

27 shkurt 2020 | 23:23

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë për të kaluar tutje në Ligën e Evropës.

Gjiganti anglez të enjten mbrëma fitoi në “Old Trafford” ndaj Club Brugge me shifrat 5:0 për të avancuar në 1\8 e finales të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë në Belgjikë kishte përfunduar me rezultatin 1:1, por Unitedi në shtëpi ishte i pandalshëm. Bruno Fernandes, Odion Ighalo e Scott McTominay shënuan në pjesën e parë. Ndërkohë fitoren e thellë e kompletoi Fred me gola në pjesën e dytë. Ai shënoi për 4:0 në minutën e 82-të kurse rezultatin përfundimtar e vendosi në minutën e 93-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë vendim që…