Meta fton shqiptarët që më 2 mars të dalin në shesh: Sovrani ta thotë fjalën kundër puçistëve

28 shkurt 2020 | 10:15

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ftuar shqiptarët që më 2 mars të dalin në shesh për siç ka thënë ai mbrojtjen e shtetit nga pengmarrësit e pushtetit,

Ai ka thënë se është koha që sovrani ta thotë fjalën e tij kundër puçistëve.

“Çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i venë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që minojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit”.

“Është koha që Sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës. Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari i njohur britanik, Tim Judah, e ka komentuar njoftimin…