Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve

03 mars 2020 | 15:53

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sektori i hetimeve pranë stacionit policor në Deçan, dje gjatë punës hetimore në një rast të “dhunës në familje”, ka arritur të zbulojë se i dyshuari A. Sh. i lindur në vitin 1955 ka në posedim një pushkë automatike “AK-47”.

Pas këtyre informacioneve në konsultim me prokurorin e shtetit dhe me pëlqimin e të dyshuarit, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pushkë automatike “AK47”, dy karikatorë të pushkës automatike dhe pesëmbëdhjetë 15 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e stacionit policor Deçan, me ç’rast është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe pas këtyre veprimeve i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tetë policë të qarkut të Los Angeles do të përballen…