Reja tregon situatën dramatike në Itali

20 mars 2020 | 10:31

Ialia është duke kaluar një moment shumë të vështirë, teksa viktimat dhe të prekurit nga Covid-19 shtohen dita-ditës me ritme të frikshme.

Të ndodhur në këtë situatë, edhe trajneri i kombëtare shqiptare, Edy Reja është në vetëizolim prej disa ditësh. Në një intervistë për “Radio Goal” ai shpjegoi situatën e vështirë në vendin fqinj.

“Situata në Bergamo është me të vërtetë shumë e trishtueshme. Unë jam në kontakt me miqtë e mi dhe ata më thonë gjëra tronditëse. Nuk ka vende për të pritur të vdekurit. Nuk guxoj të mendoj se çfarë do të ndodhte nëse do të ndodhte e njëjta situatë në jug. I bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, në jug nuk ka shumë struktura të përshtatshme për ta përballuar këtë gjendje”, ka thënë Reja.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas një fillimi të ngadaltë, me rastin e parë të…