Kjo është situata me Covid-19 në Pejë

07 qershor 2020 | 23:56

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka bërë të ditur se tani atje nuk është më asnjë raste aktiv me Covid-19.

Ai këtë e bëri të ditur për “klankosova.tv” duke shtuar se sot është shëruar pacienti i fundit që ishte i prekur me koronavirus.

Loci deklaroi se për të dytën herë ky pacientë rezultoi negativ për Covid-19, duke shtuar se sot u testua vetëm një person për këtë virus i cili doli negativ.

Ai më tej theksoi se situata për disa javë me radhë në këtë qytet është në kontroll.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitivë 40 raste sipas…