Agron Bajraktari rizgjedhet rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
06 korrik 2020
| 12:30
Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka intervistuar të hënën kandidatët për rektor të Universitetit dhe me shumicë votash ka zgjedhur prof. dr. Agron Bajraktarin.
Bajraktari është rizgjedhur rektor edhe për një mandat katërvjeçar në një konkurrencë prej pesë kandidatëve, të cilët kishin aplikuar në bazë të konkursit të shpallur më 10.06.2020 për zgjedhjen e rektorit të UShAF.
Rektori Bajraktari ka udhëhequr UShAF-in katër vitet e kaluara, pra që nga themelimi i këtij Universiteti dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në zhvillimin e universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë.
UShAF-i me këtë rast ka mbyllur procesin e zgjedhjeve në universitet.
(Q.R / Epoka e re)



