Vdes një person në Kamenicë pas rrokullisjes me traktor

26 shtator 2020 | 14:46

Një person në Kamenicë ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme si pasojë e rrokullisjes me traktor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke bartur dru në mal ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF Kamenicë, por sipas mjekut ai ishte sjellë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori”.

Me urdhrin të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse, Lidhja Demokratike…