Ronaldo mund të dënohet, theu rregullat e Covid-19

26 tetor 2020 | 13:45

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është duke u hetuar nga autoritetet italiane për thyerje të rregullave të pandemisë Covid-19, më herët gjatë muajit tetor.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri italian i Sportit, Vincenzo Spedafora i cili ka deklaruar: “Pa autorizimin e autoriteteve shëndetësore, unë mendoj se Cristiano Ronaldo i ka thyer rregullat e pandemisë Covid-19”. “Cristiano nuk e ka respektuar protokollin dhe po zhvillohet një hetim për këtë. Virusi po na frikëson të gjithëve, andaj rregullat duhet të respektohen nga të gjithë”, ka deklaruar Spedafora për “Rai Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore…