‘Dardanët’ arrijnë në Holandë

04 prill 2021 | 16:03

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka arritur në Zeist, ku më 5 dhe 6 prill do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Holandës.

“Dardanët” e futsallit kanë zhvilluar dy ditë stërvitje në Prishtinë, derisa sonte do ta mbajnë stërvitjen e radhës në Zeist, për t’u përgatitur sa më mirë për duelin me “Tulipanët”. Këto miqësore do të jenë dy ndeshjet e para për përzgjedhësin e ri, Arben Simitçiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD) Ehat…