Përfundon sezoni për Berishën

09 prill 2021 | 16:52

Valon Berisha do të humbasë këtë sezon, shkaku i lëndimit që ka marrë me Kosovën.

Sot është njoftuar nga klubi, Stade de Reims i Ligue 1, se Berisha do t’i nënshtrohet një operacioni.

“Larg nga fusha. Valon Berisha do t’i nënshtrohet një operacioni sot. Playmakeri kosovar do të jetë i gatshëm për ndeshjet parasezonale 2021/22”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Berisha ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Kosovën nga tri të parapara. Ai luajti në fitoren 4-0 ndaj Lituanisë, e cila ishte vetëm një miqësore.

Derisa, mungoi në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katari 2022”, kundër Suedisë dhe Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushtetuta e Kosovës, që më 9 prill shënohen 13 vjet…