Kancelari Kurz uron Ramën për fitoren në zgjedhje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë mesazh urimi për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit edhe nga kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kancelari Kurz teksa e ka uruar për mandatin e tretë, është shprehur se Austria pret të forcojë më tutje marrëdhëniet bilaterale me qeverinë dhe të gjitha forcat e tjera politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë e Covid-19, për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.
Një mesazh urimi për fitoren ka ardhur edhe nga presidenti i Partisë Evropiane Socialiste.
Sergei Stanishev në mesazhin e tij, ka thënë se Shqipëria ka arritur të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse./tvklan/



