Përqeva e Klinës po bëhet me rrjet të ri elektrik

17 qershor 2021 | 14:25

Në Përqevë të Klinës po ndërtohet rrjet tërësisht i ri elektrik. Linja e tensionit të mesëm po bëhet komplet e re, derisa rrjeti i tensionit të ulët po rikonstruohet. Ndërkaq shtyllat e vjetra të drurit po largohen për t’u zëvendësuar me shtylla të betonit.

Punimet që po zhvillohen në këtë fshat të Klinës, i pa nga afër edhe vet kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, i cili u prit nga drejtori i Distriktit të Pejës, Astrit Bujupaj, koordinatori i Mirëmbajtjes së Distriktit të Pejës, Xhafer Tishukaj dhe inxhinieri i rrjetit, Rilind Berisha.

Elezaj ka shprehur mirënjohje dhe ka vlerësuar punën e realizuar nga ekipet e KEDS-it, duke theksuar nevojën për një investim të tillë.

Përmes këtij investimi, krahas sigurisë në furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ po rritet edhe siguria në komunitet.

Këtë vit, KEDS-i ka paraparë investime të shumta në rrjetin elektrik të Klinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës peticionin me…