Të hapen qendra mobile vaksinimi në çdo lagje
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se qeveria duhet ta trajtoj më seriozisht situatën me pandeminë.
Duke kujtuar numrin e lartë të atyre që po humbin jetën nga Covid-19, Pacolli thotë se duhet hapur qendra mobile vaksinimi që t’u mundësohet qytetarëve imunizimi.
Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që kanë humbur njerëzit e dashur nga Covidi, ky armik i padukshëm.
Vala e madhe e Covidit që ka përfshirë Kosovën dhe po merr jetërat e më të dashurve tanë, duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë. Qeveria e Kosovës duhet të hap qendra vaksinimi në secilen lagjë dhe me ekipe mobile duke i angazhuar edhe atë pjesë te profesionistëve shëndetësorë që sot sillën rrugëve të pa punë.
Vaksinimi sot është më se i rëndësishëm dhe shpëton jetë.



