Ronaldo: Mbappe ka të njëjtat karakteristika si unë

08 shtator 2021 | 18:46

Ronaldo, me sa duket, është një fans i madh i Kylian Mbappes. Braziliani ka thënë se sulmuesi i PSG-së ka të njëjtat karakteristika si ai.

Dy herë fituesi i Kupës së Botës beson se Mbappe ka të njëjtat cilësi. Kur ish-lojtari i Real Madrid, Interit dhe Barcelonës u pyet se cili nga futbollistët e sotshëm është i ngjashëm me të, Ronaldo u përgjigj për francezin.

“Ai ka të njëjtat karakteristika si unë. Ai ka kualitet të jashtëzakonshëm dhe teknikë fantastike. Ai kalon mbrojtësit dhe portierët. Mua më pëlqen Mbappe. Unë bëj tifo për të” tha Ronaldo. Më pas 44-vjeçari foli edhe për mundësitë që ka PSG-ja për ta fituar Ligën e Kampionëve me Neymarin, Messin dhe Mbappen në skuadër.

“Është ende herët për të kuptuar se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Në çerekfinale do kuptohen se cilat skuadra janë favorite. PSG-ja është në pole position, por të flasësh është një gjë dhe të luash një gjë tjetër. Unë isha te Real Madridi për gati 5 sezone me Zidanen, Bechkamin, Figon e të tjerë dhe unë kurrë nuk fitova një Ligë të Kampionëve”, ka thënë Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Scott Disick dhe Amelia Hamlin i kanë dhënë fund lidhjes…