AGK-ja dënon kërcënimin e deputetit të LV-së, Haki Abazi ndaj “Albanian Post”

08 shtator 2021 | 19:27

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin që deputeti i partisë politike në pushtet, Vetëvendosje, Haki Abazi ka bërë ndaj mediumit ‘Albanian Post’, dhe drejtorit të tij, Baton Haxhiu.

“Albanian Post” e ka publikuar audio-incizimin në të cilin Abazi dëgjohet duke kërcënuar mediumin për shkak të raportimit të mëhershëm për dështimin e procesit për emërimin e ambasadorëve të rinj të Kosovës.

“Kërcënimi i hapur e me paramendim i deputetit ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe kontribuon në rrezikimin e sigurisë për kolegët tanë. Veprimi bëhet edhe më serioz për faktin që vjen nga një zyrtar i lartë i partisë që udhëheq me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës”.

“AGK-ja e fton partinë e Abazit, sikurse edhe institucionet shtetërore të distancohen qartë nga gjuha kërcënuese e deputetit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Haki Abazi kërcënon mediumin e Baton Haxhiut: Mos ma nxirrni të keqën prej barku – ta bëj edhe ma zi se në Klan (Audio)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli përmes një postimi…