Formacionet zyrtare: Kosovë – Spanjë

08 shtator 2021 | 19:50

Kosova sonte e luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në stadium “Fadil Vokrri” Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e dytë mes tyre. Ndeshja e parë e zhvilluar në Sevilla përfundoi 3:1 për “Furinë e Kuqe”.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Besar Halimi, nga rreth 40 metra distancë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Sonte, “Dardanët” do të synojnë rezultat pozitiv për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët Spanjës. Ekipi i Luis Enriques humbi ndaj Suedisë xhiron e kaluar dhe kështu e humbi edhe vendin e pare, pozita e vetme në grup që dërgon direkt në Botëror.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për…