Filloi ndeshja Kosovë – Spanjë

08 shtator 2021 | 20:45

Ka filluar ndeshja e shumë pritur në mes Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Kombëtares së Spanjës.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumi  “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e vlefshme për Grupin B kualifikues për Botërorin 2022.

Spanja është një kundërshtar i jashtëzakonshëm, gjë të cilën e kanë thënë edhe në konferencën për media një ditë para ndeshjes përzgjedhësi i “dardanëve”, Bernard Challandes dhe mbrojtësi Florent Hadergjonaj, por synim i Kosovës është paraqitja e mirë dhe nxjerrja e një rezultati pozitiv.

Në anën tjetër trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka thënë se Kosova luan bukur dhe se meriton me shumë pikë në grup.

Ndryshe nga ndeshjet tjera, Challandes ka bërë ndryshime në formacion duke vendosur skemën 4-4-2, por edhe në radhët e futbollistëve ka ndryshime.

Aktualisht Kosova është e treta në grup me 4 pikë, kurse Spanja e para me 10 pikë. Në këtë grup në të njëjtën kohë zhvillohet edhe ndeshja në mes të Greqisë dhe Suedisë.

Gazeta “Epoka e re” do t’iu mbajë të informuar me të gjithë të rejat nga kjo ndeshje kualifikuese.

Formacionet zyrtare:

                                       

 

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova sonte e luan ndeshjen e radhës në kuadër të…