Vritet Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës
08 shtator 2021
| 21:08
Dy persona janë vrarë sonte te shkolla Ekonomike në Pejë.
Burime të gazetës “Epoka e re”, bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Ndërkaq, personi i dytë i vrarë është Blerand Kadrijaj, ish kandidati i PDK-së për kryetar të Decanit në vitin 2017.
Kurse, i plagosur ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt.



