I vrarë është edhe ish kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit
08 shtator 2021
| 21:44
Peja është tronditur sonte nga një vrasje e dyfishtë.
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish kandidati i po kësaj partie për kryetar të Deçanit në vitin 2017, Blerand Kadrijaj.
Ky i fundit ka qenë edhe këshilltar i Bedri Hamzës në kohën kur ishte ministër i Financave.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.

Vritet Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës



