Edhe një lojtar i Milanit infektohet me Covid

16 tetor 2021 | 10:18

Mesa duket problemet për klubin e Milan-it nuk kanë fund.

Pas dëmtimit të portierit Maignan i cili do të qëndrojë disa javë jashtë fushave dhe Theo Hernandez-it i cili vetëm para pak ditësh rezultoi pozitiv me COVID-19, një tjetër lojtar është konfirmuar nga klubi italian i infektuar.

Bëhet fjalë për mesfushorin 22-vjeçar Brahim Diaz.

Klubi ka njoftuar se lojtari është pozitiv dhe do të qëndrojë larg fushave sipas protokollit shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Superliga e Kosovës vazhdon me tri ndeshje të tjera,…