Arrestohen katër persona për blerje të votës

17 tetor 2021 | 10:27

Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë blerë vota në Kllokot, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë se mbrëmë në orët e vona, janë arrestuar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri, Albin Kurti ka votuar për të parin e Prishtinës.…