Kilaj takon disa nga avokatët e Malishevës

08 nëntor 2021 | 12:34

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka takuar sot disa avokatë të kësaj komune.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me qeverisjen e PDK-së do t’ju mundësojnë juristëve të rinj mbështetje dhe mundësi për punësim.

“Mëngjesin e sotëm e fillova me disa prej avokatëve më të mirë të Malishevës. E kam thënë qysh në fillim të fushatës se në qeverisjen time, ne do t’iu mundësojmë juristëve tanë të rinj, mbështetje dhe mundësi për punësim”, ka shkruar Kilaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka mbajtur një…